U merrte pensionin dhe i dhunonte, prindërit paditën djalin

U merrte pensionin dhe i dhunonte, prindërit paditën djalin

0
SHPËRNDAJE

Një çift të moshuarish dhe invalidë janë detyruar të denoncojnë djalin e tyre për dhunë psikologjike dhe fizike që ka ushtruar ndaj tyre. Por mesa duket dhuna ka qenë akti më i fundit që djali u ka bërë prindërve të tij. Nga hetimi dhe gjykimi i rastit u zbulua se djali i dhunonte prindërit pasi këta të fundit i kërkonin lekët e pensionit të tyre.

Duke qenë se të moshuarit ishin dhe invalidë, kishin autorizuar djalin e tyre që tu tërhiqte pensionet. Por i biri pasi merrte lekët i prishte dhe nuk i sillte në shtëpi asnjë lekë. Përveç kësaj ai kishte shitur edhe një pjesë të mirë të orendive shtëpiake. Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, kur prindërit i kërkonin lekët e pensionit, i biri fillonte dhunën fizike ndaj tyre.

“Edhe më parë ka ushtruar dhunë fizike ndaj meje, për arsye se kur i kërkoja lekët e pensionit, ai më qëllonte me grushte, më përplaste për muri, m’ i vinte thonjtë në fyt dhe më kërkonte edhe lekë të tjera”, ka rrëfyer babai i dhunuar.

Gjykata e dënoi djalin e çiftit të të moshuarve me një vit burg, por pas një viti askush nuk e di se si do të vijojnë marrëdhëniet e prindërve me djalin, i cili do të ketë mbi supe edhe eksperiencën e burgut.

13 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com) / Top Channel

Burimi: gazeta-shqip.com