Sekuestrohet në Elbasan 2 kg hashash; arrestohen shpërndarësit

Sekuestrohet në Elbasan 2 kg hashash; arrestohen shpërndarësit

0
SHPËRNDAJE

Finalizohet në Elbasan operacioni policor i  koduar  “Shpërndarësit”, ku janë arrestuar 2 persona dhe sekuestruar 2 kg hashash. Në pranga kanë rënë shtetasit Bulent Luniku, 22 vjeç dhe Ambri Sinakoli, 22 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tyre, u bë pasi në Lagjen “Visarion Xhuvani”, në rrugën “Qamil Guranjaku” gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “BMË” të drejtuar nga shtetasi Bulent Luniku, në sediljen e pasme të këtij automjeti, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 kg lëndë narkotike e dyshuar  kanabis sativa, një pjesë e paketuar me letër natriban dhe një pjesë e ndarë në doza të vogla gati për shitje.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 telefona celularë të markave të ndryshme, si dhe automjeti  ku u gjet lënda narkotike e dyshuar kanabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim”.

Artikulli paraprakDhunoi inspektorin e pyjeve pasi u kap duke prerë dru; shpallet në kërkim 43-vjeçari
Artikulli tjetërMesila Doda i përgjigjet Berishës: Ky ishte gabimi i vetëm i Sokol Olldashit