Rreh vjehrrin, vjehrrën dhe bashkëshorten; arrestohet 37-vjeçari

Rreh vjehrrin, vjehrrën dhe bashkëshorten; arrestohet 37-vjeçari

0
SHPËRNDAJE

Një person ka dhunuar fizikisht vjehrrin, vjehrrën dhe bashkëshorten, pas konflikteve të vazhdueshme në banesë. Viorgjent Papajani, 37 vjeç, banues në Berat, u arrestua gjatë ditës së djeshme, pasi ka goditur vjehrrin dhe vjehrrën e tij, K.H., 58 vjeç, dhe M.H., 56 vjeçe, të dy banues në Berat.

Papajani në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes E.Papajani 33 vjeçe, banuese në Berat, ndaj të cilës u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.

Mësohet se 37-vjeçari ishte natyrë problematike dhe ka ushtruar dhunë vazhdimisht ndaj së shoqes. Në momentin që prindërit e saj i kanë kërkuar që të lërë rehat të bijën dhe të mos ngrejë dorë ndaj saj, Viorgjenti ka ngritur dorë dhe ndaj tyre. Tre të dëmtuarit u drejtuan në policinë e Beratit për të bërë denoncim, duke çuar në arrestimin e tij për veprën penale “Dhuna në familje”

14 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi: gazeta-shqip.com