Rikthimi i Ronaldos qeteson Realin

Rikthimi i Ronaldos qeteson Realin

0
SHPËRNDAJE

Rikthehet Christiano Ronaldo dhe kur ai është në fushë spektakli është i garantuar. CR7 i dha ekipit të tij atë që konsiderohet benzinë për motorët e futbollit, pikërisht golat. Nuk e ndali në rrugën drejt portës as fakti që ka qëndruar jashtë fushe duke e kthyer në gol të parin top që preku. Me dy golat e djeshëm kundër Apoel Nicosias, Ronaldo tashmë shkon në kuotën e 6 të tillëve për këtë sezon, përfshi dhe ata me Kombëtaren e Portugalisë. 6 gola në vetëm 300 minuta, tregojnë edhe njëherë se Ronaldon është i pangopur. Me këtë panoramë edhe të duash nuk mund të mos e cosh nëpërmend Messin. Në një mënyrë ose një tjetër këta dy yje janë gjithnjë në garë mes tyre.

Gjithsesi, flasim për Ronaldon. 12 minuta për golin e parë, më pas në pjesën e dytë në minutën e 51 portugezi shkelqeu sërish, kjo vërteton edhe njëherë se ky Ronaldo po kthehet në një killer golash. Dje i gjithë Bernabeu ishte me sulmuesin 32-vjecar duke pohuar njëzëri për të disatën herë në këto 8 vite se nuk ka dhe me shumë probabilitet nuk do të ketë një tjetër si ai. Në mbrëmjen e djeshme Cristinaos iu desh të konfirmonte veten me një dygolësh përballë Apoelit, duke e zgjeruar shifrën stratosferike të golave të tij në Champions në 107.  Ai me Sociedad do të jetë takimi i fundit i Los Blancos pa CR7 që përfundon qëndrimin jashtë për 5 ndeshje rradhazi, me francezin Zizou që u dëgjua të lutet: Qoftë përgjithmonë e fundit ndeshje pa të!

 

Burimi: supersport.al