Miqtë tuaj në Facebook mund të jenë duke dëmtuar shëndetin tuaj

Miqtë tuaj në Facebook mund të jenë duke dëmtuar shëndetin tuaj

0
SHPËRNDAJE

Miqtë tuaj në Facebook mund të jenë duke dëmtuar shëndetin tuaj

Të paturit qindra miq në Facebook mund t’ju bëjë të dukeni më popullor apo i ‘famshëm’, por gjithashtu kjo mund të ndikojë dhe në shëndetin tuaj.

Studiuesit në Universitetin Regis zbuluan se njerëzit me më shumë miq në Facebook vuajnë nga problemet me shëndetin,  veçanërisht me infeksionet e sistemit të frymëmarrjes.

Rreziku i infektimit ishte gjithashtu më i lartë për njerëzit që raportuan se kishin ankth nga rrjeti social.  Kjo mund të nëkuptojë shqetësim apo ankth kur dikush nuk i përgjigjet një komenti, mesazhi apo nuk pranon ftesën e miqësisë.

Sipas studimit përdoruesit që treguan ankth në lidhje me përdorimin e Facebook kishin më shumë gjasa të demonstronin një model të rritjes së numrit të hyrjeve në Facebook në ditë dhe këto sjellje të lidhura me ankthin ishin të lidhura dhe me shëndetin e dobët.

Studiuesit e gjetën këtë duke analizuar përgjigjet e 89 studentëve në unversitet. Hulumtuesit pastaj gjurmuan të anketuarit për 10 javë, duke monitoruar dhe praninë e infeksoneve të sistemit të frymëmarrjes.

Ata zbuluan se ankthi i shkaktuar nga Facebook shkaktoi një numër më të madh të infeksioneve dhe ata që kishin më shumë miq në Facebook raportonin nivele më të larta ankthi dhe stresi, si dhe infeksione të tjera. Përdorimi i Përgjithshëm i Facebook dhe shuma e kohës që dikush shpenzonte në këtë faqe interneti nuk ishte e lidhur me probleme shëndetësore.

Autori i studimit Jay P. Campisi tha për PsyPost

“Nëse jeni duke kërkuar të ndiheni më pak të vetmuar ose të ndiheni më të lumtur ose të keni shëndet më të mirë, ekrani i kompjuterit, celularit apo mediat sociale nuk janë mënyra e duhur për të filluar.”/CityNews

Burimi: citynews.al