Eurobasket, Serbia e Rusia në gjysmëfinale

Eurobasket, Serbia e Rusia në gjysmëfinale

0
SHPËRNDAJE

Falë 22 pikëve të Alexey Shved në pjesën e dytë Rusia mposht Greqinë në cerekfinale, duke u kthyer për herë të parë pas gjashtë vjetësh në “final four”, te eurobasketit. Në Pallatin e Sportit Sinan Erdem të Stambollit, përpara 2.000 spektatorëve, lojtari më i mirë i këtij evropiani Alexey Shved I cili shënoi plot 22 nga 43 pikët në 20′ e dyta të ndeshjes. Përfaqësuesja helene e startoi më mirë takimin, por rusët e udhëhequr nga qendra e Lakers, Timofey Mozgov u kthyen shpejt, për të marrë në vijim avantazhin 13-9. Pas barazimit 15-15 e udhëhequr nga dyshja Calathes – Printezis skuadra helene e ruajti epërsinë deri në fillimin e fraksionit përmbyllës. ekipi i Kostas Missas pasi mbylli 10′ e parë 24-17 shkoi në interval me rezultatin 37-31, gjithsesi në mesin e periodës së tretë Greqia u shkëput sërish, duke fluturuar në +11.

Në vazhdim Bazarevich forcoi mbrojtjen dhe përfaqësuesja helene nuk shënoi më asnjë kosh nga loja, për me shume se 5 min. Avantazhin e fundit skuadra greke e pati në shifrat 59-58, sepse që nga ai moment Rusia u shkëput përfundimisht, duke përfituar edhe nga nervozizmi i Nick Calathes si dhe gabimet e shumta ne gjuajtje. Në fund Rusia mbyll takimin me shifrat 74-69, por natyrisht duhet të falenderojë përvec Shved edhe lojtarin tjetër Timofey Mozgov që kontribuoi me 15 pikë e 10 rebound. Ndërkaq në krahun tjetër më i miri për Greqinë ishte Calathes, që e mbylli ndeshjen me 25 pikë, 7 asist e 5 rebound.

Serbia eshte skuadra e fundit gjysmefinaliste e ketij eruopiani, teksa preu bileten pas fitores  83-67 ndaj italise, ne nje takim te dominuar prej tyre nga fillimi deri ne fund. Ne fakt koshat e pare shenohen prej italianeve te cilet udheheqin 7-2, por ishte vetem iluzion, qe zgjati pak. Serbet e mbyllin ne avantazh perioden e pare 18-17 dhe ne te dyten hedhin hapin e pare drejt fitores, duke dominuar skuadren e drejtuar nga Etore Mesina qe shkon ne pushim me rezultatin 33-44.  Gjuajtje te sforcuara per italianet te cilet nuk arrijne dot te gjejne hapsira perpara nje mbrojtje mjaft te organizuar si ajo e serbeve qe udheheqin deri ne+ 15 pike. Edhe ne nje moment kur italia e pa mundesine e nje riafrimi kur reduktojne diferencen ne -8, ylli I serbeve Bodganovic rishfaqet me kosha te rendesishem.  22 pike per te ne perfundim te takimit, por kjo ishte vetem njera nga armet e ballkanasve, pervec topave te zotruar ne tabelen e sulmit, plot 17 te tille  qe bene diferencen, ndaj nje italie qe nuk mundi dot ti shkaktonte befasine skuadres se Xhorxhevic qe tani ne rrugen e saj do te kete serish Rusine me te cilen u mund me 3 pike ne ndeshjet e grupit.

Te enjten gjysmefinalja e pare Spanje Slloveni ne ora 20.30 me iberiket favorite, ndersa te premten rusia dhe Serbia percaktojne finalisten tjeter ne nje ndeshje mjaft te veshtire per tu parashikuar.

Burimi: supersport.al