Dhunoi inspektorin e pyjeve pasi u kap duke prerë dru; shpallet në...

Dhunoi inspektorin e pyjeve pasi u kap duke prerë dru; shpallet në kërkim 43-vjeçari

0
SHPËRNDAJE

Ushtron dhunë fizike ndaj inspektorit të mbrojtjes së pyjeve si edhe largohet nga vendi i ngjarjes pasi konstatohet duke ushtruar veprimtari të kundërligjshme të prerjes së pyjeve, shpallet në kërkim 43-vjeçari, L.S., banues në fshatin Babicë ,Vlorë.

Shtetasi i lartpërmendur më datë 13 shtator 2017 është konstatuar nga shërbimet e inspektoratit të mbrojtjes së pyjeve duke prerë një sipërfaqe të konsiderueshme me lëndë drusore në fshatin Rexhepaj.

Në momentin e konstatimit, shtetasi i shpallur në kërkim, ka ushtruar dhunë ndaj inspektorit të pyjeve si edhe e ka goditur atë me automjet, gjatë largimit nga vendi i ngjarjes.

Gjatë një kontrolli që është ushtruar në banesën e shtetasit L.S., janë konstatuar nga policia një stivë e konsiderueshme lënde drusure, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale nga ana e policisë. Policia po vazhdon punën për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore këtë shtetas. Materialet u referuan në Prokurori për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

14 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi: gazeta-shqip.com