Betohet të luajë në piano derisa ish-e dashura t’i japë një shanc...

Betohet të luajë në piano derisa ish-e dashura t’i japë një shanc të dytë

0
SHPËRNDAJE

Betohet të luajë në piano derisa ish-e dashura t’i japë një shanc të dytë

Një muzikant zemërthyer është betuar të luajë në piano pa ndalur në një qendër të qytetit Bristol,Angli derisa dashuria e jetës së tij të kthehej tek ai.

Luke Howard filloi të luajë piano në College Green në Bristol për të shpëtuar marrëdhënien e tij katërmujore me vajzën që ai thotë se i ndryshoi jetën.

34-vjeçari nga Bath tha se nuk e dinte se çfarë vajza do të bënte nëse ajo do të shihte performancën e tij.

Në një intervistë për Bristol Post Z. Howard nuk përmendi emrin e vajzës misterioze, por i referohej asaj si ‘Rapunzeli’ i tij dhe tha se donte vetëm që ajo të dinte se sa shumë muzikanti e donte atë.

Ai tha: “Nuk ndodhi ndonjë gjë e keqe e cila shkaktoi ndarjen tonë. Mendoj se jeta hyri midis nesh. Nëse do të kishte ndodhur ndonjë gjë e keqe atëherë unë nuk do të bëja këtë që po bëj, por në këtë situatë kjo është e vetmja gjë që mendoj se mund të bëj”, tha ai.

“Mund të tingëllojë e çuditshme, por ajo e ndryshoi plotësisht jetën time. E gjithë bota ime ndryshoi tërësisht.”

“Unë e di që njerëzit në të tilla situata do të dërgonin lule ose do të shkruanin letra, por mendoj se këto gjëra vetëm sa e përkeqësojnë situatën.”

“Doja të bëja diçka që ajo mund ta shihte, ta lejoja të dinte se sa shumë e dua”, shtoi ai./CityNews

Artikulli paraprakRreh vjehrrin, vjehrrën dhe bashkëshorten; arrestohet 37-vjeçari
Artikulli tjetërBllokohen tre makina luksoze, policia: Dyshohen se u blenë me para krimi