Zbret mësuesit nga autobusi i rivalit, procedohet shoferi

Zbret mësuesit nga autobusi i rivalit, procedohet shoferi

0
SHPËRNDAJE

Pengon drejtuesin e autobusit që transportonte mësuesit e fshatit Sotirë, duke i kërcënuar që ti zbresë, procedohet penalisht nga policia një drejtues mjeti që pretendon se linja Gramsh – Sotirë është me licencë të tij

Policia shprehet se ka bërë referimin e materialeve në Prokurori për procedim penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit A.F., 39 vjeç banues në Gramsh.

Ky shtetas, në fshatin Paktos, duke lëvizur me mjetin e tij autobus, pretendon se linja Gramsh – Sotirë është me licencë të tij dhe i ka bllokuar lëvizjen në rrugë  autobusit të drejtuar nga shtetasi L.B., 52 vjeç banues në Gramsh, i cili transportonte mësuesit e fshatit Sortirë. Shtetasi A.F, dyshohet ta ketë kërcënuar shtetasin L.B, që të zbresë pasagjerët dhe të kthehet për në Gramsh.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vetëgjyqësia” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

13 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi: gazeta-shqip.com