Skënderbeu stërvitet në Kiev, ja formacioni

Skënderbeu stërvitet në Kiev, ja formacioni

0
SHPËRNDAJE

Stadiumi i finales së Euro 2012 “Olimpiskiy” ishte arena e stërvitjes së fundit të Skënderbeut në prag të ndeshjes së parë në grupin B të Europa League kundër Dinamos së Kievit. Në kryeqytetin ukrainas, korcarët kërkojnë të imponojnë respekt duke synuar në një paraqitje të mirë ndaj gjigandëve të futbollit europian. Trajneri Daja në seancën stërvitore nuk preferoi të kishte ngarkesë fizike duke qenë se tashmë po luhet pothuajse 1 herë në 3 ditë duke preferuar kryesisht ushtrime shkrydhëse por dhe pak lojë me top për të zhdërvjelltësuar këmbët në prag të një përballje kaq të rëndësishme. Pas 15 minutave të zakonshme, në të cilat lejohet prania e mediave trajneri i korcarëve u mor me përgatitjen e skemave për ndeshjen e kësaj të enjteje me ekipin e Skënderbeut që shpreson të befasojë gjigandin ukrainas pak a shumë si Sowe, që ashtu si në stërvitje do të provojë të dërgojë topin në rrjetë për herë të parë me fanellen e Skënderbeut.

Pikërisht Sowe është dhe I përzgjedhuri I Dajës për të mbuluar majën e sulmit, sipas informacioneve të Supersport, me trajnerin e korcarëve që pritet të rreshtojë ekipin në fushë me skemën 4-1-4-1 ku Shehi si zakonisht do të jetë I përzgjedhuri në portë, Vangjeli, Radas, Jashanica e Mici do të aktivizohen në mbrojtje, Osmani do të rreshtohet përpara repartit të prapavijës ndërsa më të avancuar në mesfushë do të jenë Dita, Muzaka, Lilaj dhe James, me Ditën që është risia e madhe e formacionit, ndërsa në sulm do të qëndrojë Soëe. Në total për këtë sfidë janë shitur 28 mijë bileta, por numri I tyre pritet të rritet ndjeshëm deri në momentet e fundit përpara fillimit të sfidës.

 

Shehi;

Vangjeli Radas Jashanica Mici

Osmani

Dita Muzaka Lilaj Xhejms

Sowe

 

Burimi: supersport.al