Sekuestrohet 8 kg hashash në Maliq; 2 në pranga (Video)

Sekuestrohet 8 kg hashash në Maliq; 2 në pranga (Video)

0
SHPËRNDAJE

Policia godet një tjetër rast të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, ku janë sekuestruar 8 kg hashash dhe arrestuar dy persona. Në pranga kanë rënë shtetasit Mariglen Katros, 33 vjeç, banues në fshatin Lumaj dhe Lerbi Xhemollari, 25 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tyre u bë pasi, më datë 12 shtator 2017, në vendin e quajtur “Përroi i Popçishtit” në Moglicë, Maliq, shtetasve të mësipërm, iu gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale në kushtet e flagrancës një sasi prej 8 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar si kanabis sativa.

Nga ana e Policisë po vijon puna, për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë veprimtari si edhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Artikulli paraprakFoto/ Gjërat që keni bërë gabim gjatë gjithë jetës tuaj
Artikulli tjetërPD dhe LSI nisin bashkëpunimin si opozitë