Rama vendosi kufjet kur fliste Kryemadhi, kryetarja e LSI-së gjen “mbrojtje” te...

Rama vendosi kufjet kur fliste Kryemadhi, kryetarja e LSI-së gjen “mbrojtje” te Berisha

0
SHPËRNDAJE

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka shpërndarë në rrjetin e saj “Facebook”, një postim të bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha i cili ka publikuar një foto ku shikohet Rama që kishte vënë kufjet në vesh, ndërsa kryemadhi po mbante fjalën e saj në Kuvend.

Përbri fotos Berisha shkruante: Kjo foto provon dhe njëherë kompleksin e Ramës nga gratë. Kur nuk u mbyll dot gojën me “dorë”, “xhentellmeni” mbyll veshët! Sb

Pasi e ka shpërndarë Kryemadhi shkruan: The ugly truth  😊 në shqip përkthehet “e vërteta e shëmtuar“.

Duket se tashmë PD-ja dhe LSI-ja i kanë harruar akuzat për korrupsion ndaj fushatës dhe po synojnë të bashkohen kundër qeverisë “Rama”.

Burimi: tiranaobserver.al