Përmbyset makina në Tiranë, plagoset një person

Përmbyset makina në Tiranë, plagoset një person

0
SHPËRNDAJE

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e përmbysjes së një automjeti në Tiranë. Rreth orës 12:53  të mesditës së sotme në rrugën “Hoxha Tahsim” është përmbysur një automjet. Nga hetimet paraprake pas mbërritjes së policisë në vendin e ngjarjes ka rezultuar se mjeti me drejtues shtetasin K.D., është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin F.K.

Për pasojë mjeti me drejtues shtetasin F.K., është përmbysur. Nga përmbysja e makinës, është dëmtuar pasagjeri në këtë mjet i cili është jashtë rrezikut për jetën dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Nga ana e policisë po punohet për sqarimin e shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes së mjeteve.

13 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi: gazeta-shqip.com