PD dhe LSI nisin bashkëpunimin si opozitë

PD dhe LSI nisin bashkëpunimin si opozitë

0
SHPËRNDAJE

Me fillimin e sesionit të ri parlamentari, pritet edhe intensifikimi i aksionit opozitar.

Dy partitë kryesore në opozitë, PD dhe Lsi duket se kanë nisur bashkëpunimin e tyre. PD dhe LSI kanë nisur negociatat për komisionet parlamentare.

Referuar burimeve brenda këtyre forcave, Partia Demokratike pritet t’i lërë LSI-së komisionin e Shëndetësisë, bën me dije News24.

Mësohet se komisioni i Shëndetësisë do të drejtohet nga Petrit Vasili i LSI-së, post për të cilin PD-ja kishte propozuar Bardh Spahinë.

Ndërkohë opozita në total, pritet të drejtojë tre komisione, dy PD-ja dhe të tretin LSI-ja.

Kështu PD-ja pritet të marrë kryesimin e komisionit të integrimit dhe veprimtarisë prodhuese, ndërsa LSI-ja atë të Shëndetësisë.

Pesë komisionet e tjera parlamentare i takojnë shumicës parlamentare.

 

 

Burimi: tiranaobserver.al