Partizani, prezantohet Dr. Sportiv, Preiti

Partizani, prezantohet Dr. Sportiv, Preiti

0
SHPËRNDAJE

Punën me Partizanin e ka nisur që në 10 gusht në Itali, por tani prezantohet para mediave. Antonellio Preiti, Drejtori i Ri Sportiv i Partizanit, me një eksperiencë mbi 20 vjecare në futboll përgjatë një karrierë të nisur si skaut për të duke ngjitur shkallët një e nga një,  përtej Adriatikut vlerësohet gjerësisht për njohjet dhe aftësitë e vecanta në futboll. Në Shqipëri që në prezantim transmeton profesionalizëm,  korrektësi e respekt.

“Jam i lumtur që kam ardhur në një klub të madh, shumë prestigjioz si Partizani, ndaj jam shumë krenar që jam pjesë e këtij klubi. Besoj se është një eksperiencë e madhe dhe pasuron akoma më shumë një bagazh njohjeje që kisha duke bërë për shumë vjet këtë punë me skuadra italiane. Për mua është me siguri një pikënisje shumë e rëndësishme. Kam entuziazëm dhe dëshirë për të vënë në dispozicion eksperiencën time për të arritur objektivat që klubi ka vënë në fillim të sezonit. Është një punë e gjatë dhe bilancet do të bëhen në fund të majit kur mbaron kampionati. Nuk më pëlqen fjala unë, por ne pasi besoj se të gjithë bashkë mund të arrijmë një objektiv madhor”.

Punë në grup, përkushtimi por mbi të gjitha vazhdimësia. Në fakt kjo e fundit është fjala më e përdorur në konferencë me eksperiencën e Preitit që mëson se është pikërisht vazhdimësia celësi i suksesit të një projekti.

“Kam punuar me shumë klube në shume role, kam shëtitur Europën dhe Amerikën e Jugut, kam bërë trajnerin dhe instruktorin e shkollave të futbollit. Futbolli më ka dhënë shumë, Partizani është një klub i mirëogranizuar, me njerëz që kanë dëshirë për të punuar dhe kompetencë ndaj me vazhdimësi si në klubet e tjera ku kam punuar do të kemi rezultate”.

Shembuj personalë se durimi shpërblen janë ato me Kuadradon që nuk luajti fare vitin e parë me Udinesen por më pas u shit 40 milionë Euro, apo Paletës që arriti te Milani pas shumë vështirësive te Parma, edhe Ekuban nuk e pati të lehtë fillimin vitin e kaluar te Partizani. Preiti kërkon durim, ai ndaj Lacit ishte për të një aksident i rastit, e rëndësishme është që skuadra ka personalitet. Lajm i mirë për tifozët është se Edgar Cani është gati.

“Është një lojtar shumë i rëndësishëm për Partizanin dhe kur e morëm ishim të bindur dhe jemi të bindur se do të jetë qershia mbi tortë. Në fund të sezonit të kaluar bëri një ndërhyrje në menisk dhe koha e rikuperimit ishte pak më e gjatë se sa parashikohej. Kemi bërë një punë graduale që të mos e sforconim më shumë se duhet dhe kjo na dha të drejtë. Ndaj Besoj se Cani që për ndeshjen në Kupë do jetë në dispozicion të trajnerit që vendos nëse luan apo sa luan”.

Përkundër zërave për humor të keq te Partizani për shkak të konkurencës dhe të afruarve të rinj , Drejtori i ri Sportiv këmbëngul se qëndron e kundërta.

“Besoj se harmonia e grupit dhe atmosfera është ajo e duhura, Ka konkurencë në fushë shkojnë 11 lojtarë, ne kemi 25 ndaj është e paevitueshme që zgjedhjet teknikë te penalizojnë herë njërin dhe herë tjetrin. Mund të duket sikur grupi nuk ka harmoni, por përkundrazi, ky gruyp ka shumë dëshirë, është profesionist dhe ka uri, ne presim shumë nga cdo lojtar”.

Burimi: supersport.al