Mbombo: Dua Europën me Laçin!

Mbombo: Dua Europën me Laçin!

0
SHPËRNDAJE

Përtej fitores së thellë 12-0 me Sopotin në Kupën e Shqipërisë, rezultat që praktikisht e kualifikon Lacin në raundit tjetër, trajneri Stavri Nica mori sinjale pozitive nga goditja e orës së fundit në merkato, Idris Ilunga Mbombo, i cili realizoi dy gola që në takimin debutues me kurbinasit. 21-vjecari nga Republika Demokratike e Kongos, i mbërritur te Laci në formë huazimi nga skuadra arabe Al Shabab dhe që pritet të  jetë një nga zbulimet e sezonit të ri, e nis në mënyrën e duhur eksperiencën në Shqipëri, ku synon ketë një rol prej protagonisti.

“Jam shumë i kënaqur që ndodhen në Shqipëri. Për sa i përket debutimin, shënova dy gola dhe kjo është pozitive për mua dhe për ekipin. Me mbërritjen time këtu shpresoj të jap më të mirën që skuadra të ecë sa më shumë në rezultate.”

Mbombo, një vlerë e shtuar në fazën sulmuese të formacionit kurbinas, synon që të luajë në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm, ku do të kishte mundësi të tregonte vlerat për të hedhur një tjetër hap në karrierën e tij.

“Laci është një ekip shumë i mirë këtu në Shqipëri dhe me objektiva të qarta, ndaj dhe pranova të jem pjesë e kësaj skuadre. Synimi im është të shënoj sa më shumë gola, që sezonin e ardhshëm Laci të luajë në Kupat e Euopës. Shpresoj që eksperienca ime të shërbejë për arritjen e këtij objektivi.”

Nga fitorja e thellë me Sopotin në Kupa, të sfida e fundjavës me Luftëtarin në kampion. Mbombo pret vetëm një sinjal nga trajneri Nica për të dhënë maksimumin ndaj “bluzinjve”.

“Unë jam gati  të debutoj edhe në kampionat, sigurisht nëse trajneri do të ketë besim tek unë. Jam gati të luaj dhe të jap më të mirën në ndeshjen e fundjavës me Luftëtarin.” 

Burimi: supersport.al