Falsifikoi formularin e fshehu dënimin me burg, pezullohet policja

Falsifikoi formularin e fshehu dënimin me burg, pezullohet policja

0
SHPËRNDAJE

 

Një oficere e policisë së shtetit është pezulluar pasi akuzohet se falsifikoi formularin e dekriminalizimit.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se punonjësja e policisë, N/komisare M.D., me detyrë Specialiste Informacioni dhe për marrjen e kallëzimeve në Seksionin e Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë nr.1 Tiranë, ka qenë më parë e dënuar me 18 muaj burg për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Policia informon se këtë dënim ajo nuk e ka bërë të ditur gjatë plotësimit të formularit të dekriminalizimit për punonjësit e shtetit, duke shënuar në formular si e padënuar.

Prokuroria ka kërkuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, caktimin e masës së sigurimit personal për punonjësen e Policisë.

Gjykata në bazë të këtyre të dhënave ka vendosur caktimin e masave shtrënguese “Mosushtrim i detyrës” dhe “Detyrim paraqitjeje pranë Policisë Gjyqësore” për shtetasen në fjalë.

13 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi: gazeta-shqip.com