Europa League starton me disa përballje interesante

Europa League starton me disa përballje interesante

0
SHPËRNDAJE

Europa League nis rrugëtimin e gjatë dhe të vështirë të këtij sezoni që do të transmetohet eksluzivisht në paketën Supersport. E enjtja e parë e fazës starton me disa sfida interesante në 12 grupe. Në Grupin A, Slavia e Pragës pret në çeki Maccabi Tel Aviv. Skuadra që eliminoi Tiranën në turin e parë kërkon të hedhë një tjetër hap por fillimisht duhet të kalojë pengesën e parë për të shpresuar në një rrugëtim të qetë në këtë grup ku luhet gjithashtu edhe ndeshja mes Villarreal dhe Astanas.

Në Grupin B, përveç sfidës së Kievit mes Dinamos dhe Skënderbeut do të luajnë edhe Young Boys e Partizani i Beogradit. Dy skuadra me pak pika referimi për njëra tjetrën dhe një 90 minutësh i ekujlibruar.

Në Grupin C, Istambul Basaksehi kërkon të fshijë zhgënimin e eliminimit nga Champions League teksa do të presë në Turqi bullgarët e Ludogorets, ndërsa një tjetër skuadër e zhgënjyer nga Champions, Hoffenheim pret Bragën.

Milani debuton në fazën e grupeve me transfertën e Vjenës kundër Austrisë. Në këtë grup, kuqezinjtë janë favoritë dhe dueli i së enjtes mund të shërbejë për të shëruar plaët e disfatës së kampionatit. Ndërkohë, në Kroaci, Rijeka sfidon AEK-un e Athinës që rikthehet në Europa League pas shumë viteve mungesë.

Në Bergamo, Atralanta e Etrit Berishës shijon emocionet europiane teksa do të presë në Atleti Azzurri skuadrën e Ebertonit që vjen pas disfatës së shtëpisë kundër Tottenham, ndërsa në Limasol, Apollon sfidon Lyonin me pretendime këtë sezon.

Një grup i ekujlibruar është edhe ai F ku FC Cpenhagen do të ndeshet me Lokomotivën e Moskës, ndërsa Zlin sfidon Sheriffin që në fazën e parë të Champions League eliinoi skuadrën e Kukësit.

Në Bukuresht, Steaua do të duelojë me Viktoria Plzen për të marrë maksimumin e pikëve nga kjo ndeshje ku nuk ka favoritë. Po në grupin G, Hsapoel Ber Sheeva pret Luganon.

Arsenali që është edhe skuadra favorite për ta fituar këtë eveniment do të kërkojë të hedhë një hap të sigurt edhe pse përballë do të ketë Këlnin në “Fly Emirates”, ndëersa Crvena Zvezda pret në Beograd Bate Borisov.

Në grupin I, Marseille ka një test delikat përballë turve të Konyasor që mund të konsiderohen edhe si surpriza e kampionatit turk gjatë seznit të shkuar, ndërsa në Portugali, është radha e Vitoria Guimaraes dhe Salzburgut.

Në Grupin J ka po ashtu dy ndeshje të vështira pasi në Berlin Hertha pret Athletic Bilbaon, ndërsa në Ukrainë Zorya ndeshet me surprizën Osterunds.

Lazio udhëton drejt transfertës holandeze aty ku e pret Vitesse, ndërsa në Belgjikë, Zulte Ëaregem synon të marrë maksimumin ndaj Nice.

Grupi L që është edhe i fundit vendos përballë dy cifte interesante, Vardarin e Shkuit kundër Zenitit dhe Realin e Sociedadit që do të presë në San Sebastian norvegjezët e Rosebnorgut.

Burimi: supersport.al