“Ç’po ndodh me PD-në, kanë frikë Gramozin apo janë dakord të mos...

“Ç’po ndodh me PD-në, kanë frikë Gramozin apo janë dakord të mos flasë Doktori”? Reagon Shkëlzen Berisha

0
SHPËRNDAJE

Ndërprerja e fjalës ish-kryeministrit Berisha nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, kur i mbaroi koha në dispozicion teksa fliste dje në foltoren e Kuvendit, nuk ka kaluar pa komente.

Ka qenë Julian Deda, anëtar i Këshillit Kombëtar në PD, i cili ka reaguar për rastin në fjalë, shkruan se nuk kupton se çfarë ka ndodhur me grupin parlamentar të Partisë Demokratike, që nuk ka reaguar fare në atë moment. Ai kujton se në raste të tjera, grupi behej xhind dhe kacafytej, kurse dje vetëm heshti.

“Çfarë ka ndodhur me grupin? Kane frike Gramozin, apo jane dakort te mos flasë Doktori?”- pyet ai.

Një përgjigje, në morine e komenteve që pasojnë është edhe reagimi i Shkëlzen Berishës, djalit te ish-kryeministrit, jo pak ironik me grupin. “Duartrokitja është formë e re proteste”, – thotë ai

Postimi i Dedës

Ajo qe me beri përshtypje ne Parlamentin e ri, ne krahasim me te vjetrin është se kur ishte Meta Kryetar, i jepte kohë Berishës pafund dhe jashtë liste dhe kur qëllonte ndonjëherë që e ndërpriste, ngrihej i gjithe grupi i PD dhe behej xhind duke u kacafytyr per kete nderpreje. Ndersa sot, kur ia nderpreu Gramozi, i cili me sa u duk nuk e ka ndermend ta lere te flase Doktorin duke hequr keshtu te vetmin ze real opozitar ne ate Parlament, asnje nuk u ndje, thjesht e pranuan. Si shpjegohet kjo? Çfare ka ndodhur me grupin? Kane frike Gramozin, apo jane dakort te mos flase Doktori?

Reagimi i Shkëlzen Berishës: Duartrokitja është formë e re proteste.

Burimi: tiranaobserver.al