Aksidentohet me ekskavator, vdes punonjësi i Bashkisë Korçë

Aksidentohet me ekskavator, vdes punonjësi i Bashkisë Korçë

0
SHPËRNDAJE

Një aksident tragjik në punë i ka kushtuar jetën një punonjësi të Bashkisë së Korçës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth mesditës së sotme në fshatin Qatrom. 55-vjeçari A. Ç., banues në fshatin Çiflig, punonjës i Bashkisë Korçë duke drejtuar një mjet tip ekskavator është aksidentuar për vdekje.

Mjeti ishte i ngarkuar në një rimorkiator, ku gjatë zbritjes prej tij, drejtuesi i ekskavatorit ka humbur kontrollin e mjetit. Si pasojë e dëmtimeve të marra A.Ç., ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Lidhur me këtë ngjarje grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

13 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi: gazeta-shqip.com