A do të vijë në pushtet PD me Bashën kryetar? Përgjigja që...

A do të vijë në pushtet PD me Bashën kryetar? Përgjigja që jep Berisha

0
SHPËRNDAJE

Lideri historik i PD-së Sali Berisha ka thënë se këshilltarët elektoralë të Lulzim Bashës janë mizerabël, ndërsa i pyetur nëse PD do të vijë në pushtet me Lulzim Bashën kryetar, Berisha jep këtë përgjigje:

“Unë nuk paragjykoj asnjë njeri. PD-ja ka pësuar një humbje të hidhur shumë. Unë besoj se Lulzim Basha ka të gjitha mundësitë të studiojë për të fituar, të studiojë gjithçka. Solli këtë humbje dhe të adaptojë një model që të çon drejt fitores. A e përjashtoj unë këtë, jo, nuk e përjashtoj. Sepse mundësia e ndryshimit është e çdo drejtuesi dhe se ndryshimi gjithmonë ka dhënë. A do ti realizojë këto Lulzim Basha është në dorën e tij”.

Burimi: tiranaobserver.al