Topalli përkujton Azem Hajdarin dhe jep një mesazh kundër Bashës

Topalli përkujton Azem Hajdarin dhe jep një mesazh kundër Bashës

0
SHPËRNDAJE

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka përkujtuar sot Azem Hajdarin, i cili u nda nga jeta 19 vite më parë.

Përmes një mesazhi të shkurtër në faqen e saj zyrtare në Facebook, Topalli ka publikuar një fotografi, ku shfaqet në krah të Azem Hajdarit dhe Sali Berishës.

Duke thumbuar kryetarin aktual të PD, Lulzim Basha, ish-deputetja Topalli shkruan poshtë fotos se në 1997 të bëje opozite ishte e vështirë, por opozita kishte liderë të vërtetë.

“In memoriam! 20 vjet me pare, ne opoziten e veshtire te ’97-es, por me lidere te vertete, pa llogari dhe me zemer per te rivendosur Shqiperine ne shinat e demokracise!”, shkruan Topalli.

Burimi: tiranaobserver.al