Starton Championsi, Barça leksion Juves. OK edhe Bayern e PSG

Starton Championsi, Barça leksion Juves. OK edhe Bayern e PSG

0
SHPËRNDAJE

3 gola për  një fitore identike si ajo e Juventusit  disa muaj më parë. Barcelona hakmerret ndaj bardhezinjëve për atë eliminim në cerekfinalet e Championsit sezonin e kaluar, pasi me një super Leo Messi, arriti të mposhte 3-0 skuadrën e Massimiliano Allegrit në Camp Nou, në ndeshjen e parë në grupin D. Messi realizoi dy gola shumë të bukur në këtë superpërballje ndërsa pati ndikimin e tij edhe në finalizimin e kroatit Ivan Rakitic. Përballjen e dy numrave 10 e fitoi argjentinasi i Barcës, me Dybalën që qëndroi gjatë gjithë 90 minutëshit në hije. Në të 45-tën, 5 -herë fituesi i Topit të Artë i shërbyer nga Suarez la të palëvizur Buffonin për avantazhin e blaugranave. Në të 56-tën Rakitic dyfishoi shifrat ndërsa në të 67-tën, Messi shënoi një supergol për ti dhënë një tjetër dimension fitores së Barcelonës. Në ndeshjen tjetër të grupit D, Sportingu i Lisbonës mposhti me shifrat 3-2, Olympiacosin e Besnik Hasit brenda në Karaikaqis të Pireut dhe tashmë kryeson në kuotën e 3 pikëve sëbashku me Barcelonën. Në grupin A, Manchester United e nisi me një fitore të lehtë pasi kaloi 3-0 Baselin në Old Trafford me golat e Fellainit, Lukakut dhe Rashford. Titullar Taulant Xhaka te kampionët e Zvicrës , me mesfushorin shqiptar që u ndëshkua edhe me karton të verdhë në minutën e 83-të. Në sfidën tjetër të këtij grupi Cska e Moskës surprizoi Benficën me një fitore 2-1 me përmbysje brenda në Lisbonë. Në grupin C, Chelsea i Contes shpartalloi Qarabagun me rezultatin 6-0 në Stamford Bridge, me skuadrën azere që ndjeu mungesën e kapitenit të kombëtares shqiptare Ansi Agolli i cili është i dëmtuar.  Pedro, Zappacosta me një finalizim fantastik, Azpilicueta, Bakayoko, Batashuayi dhe Medeved që e dërrgoi topin në rrjetën e tij ishin autorët e golave për Chelsea-in. Në ndeshjen tjetër të grupit Atletico e Madridit nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola përballë Romës, që duhet të falenderojë portierin Allison që priti gjithcka që i doli përpara. Në grupin B, Paris Saint Germain u konfirmua si nga skuadrat pretendente në këtë edicion të Champions falë suksesit me shifrat e thella 5-0 në transfertën skoceze ndaj Celticut. Shënuan të tre fantastikët e sulmit, Neymar-Mbappe e Cavani me uruguianin që realizoi 2 herë. Fitore e lehtë edhe për Bayern Munich që kaloi 3-0 Anderlechtin me golat e Leëandoëskit, Thiago Alcantarës dhe Kimich.

Burimi: supersport.al