Rikthehet E. League, 48 ekipe duan trofeun

Rikthehet E. League, 48 ekipe duan trofeun

0
SHPËRNDAJE

Të Ejnten, 48 skuadra do të nisin aventurën e tyre në Europa League, ku sigurisht për të gjithë pjesëmarrësit objektivi është vetëm një, të arrij në finalen e madhe që do të zhvillohet më 16 Maj, në Lyon të Francës. 29 është numri i kombeve që do të përfaqësohen në fazën e grupeve dhe udhëtimin më i largët do të jetë ajo për përballjen, Astana-Villareal. 5500 km do të përshkojë Nëndetsja e Verdhë për këtë përballje. Pjesëmarrja e Milanit dhe Arsenalit ia shton akoma edhe më shumë peshën këtij kompeticioni dhe sigurisht që dy pretendët kryesorë për ta fituar trofeun e Europa League janë pikërisht këto dy klube edhe shpesh ky turne na ka dhuruar supriza.

Topcinjtë e Londrës rikthehet pas një mungese 17-vjecare. Hera e fundit për ta ka qënë në vitin 2000. Në atë kohë klubi londinez mundej në finale nga turqit e Galatasaray, me penallit. Ndërkohë kuqezinjtë nuk e kanë fituar kurrë trofeun e Europa League, një sukses të tillë ata do të kërkojnë ta realizojnë pikërisht në këtë edicion. Ekipi i maqedonisë Vardari arriti të bëntë suprizën e madhe duke mundur Fenerbacen në fazën e Play Off-it. Ky sukses i garantoi atyre kualifikimin për në fazën e grupve. Një tjetër skuadër surprizë në këtë kompeticion është Atalanta. Emiljanët rikthehen në europë pas një mungese 26-vjecare.

Pengesa e parë për ta do të jetë Evertoni. Kundërshtar i vështirë, por jo i pa kalueshëm. Italianët do të kërkojnë të arrijnë një rezultat pozitiv në debutimin e parë të tyre, pas plot 26 vitesh. E gjithë vëmëndja e shqiptarëve do të jetë tek Skëndërbeu. Ekipi korcar na bëri krenar të gjithve duke siguruar kualifkimin për na fazën e grupve të Europa League, për të dytën herë në historinë e këtij klubi. Bardhekuqtë do të japin maksimumin për të bërë një paraqitje dinjitoze, pse jo për të tentuar akoma edhe për më shumë, kalimin e fazës së grupeve. Futbolli është një lojë ku forca e gurpit bënë diferencën dhe tek Skëndërbeu ky është një element që nuk mungon. Nisur nga kjo asgjë nuk është e pamundur për ta.

Burimi: supersport.al