Hodhi gruan nga dritarja, kërkohet burg përjetë për vrasësin

Hodhi gruan nga dritarja, kërkohet burg përjetë për vrasësin

0
SHPËRNDAJE

Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm për Ferdinand Ruko, i cili vrau gruan e tij duke e hedhur nga dritarja.

Gjykata e Krimeve të Rënda, pranoi muaj më parë kërkesën për gjykim të shkurtuar, pasi i pandehuri shprehu pendesë për krimin.

Me gjykim të shkurtuar, Ruko mund të dënohet me 35 vite burg. Ferdinand Ruko ka pranuar para 2 muajve përpara hetuesve se hodhi gruan Liljana Ruko nga dritarja pas një sherri që pati me të.“Dyshoja tek gruaja ime, u zumë dhe debatuam ashpër. E futa në banjë, e zhvesha, e rraha dhe pastaj e hodha nga dritarja”, ka thënë para hetuesve 52-vjeçari.

Krimi tronditës ndodhi në dhjetor të vitit 2016, ku pas një debati me bashkëshorten e hodhi të shoqen 43 vjeçe, nga dritarja e banjës së katit të katërt në banesën e tyre në lagjen “Kryengritja” në Fier.

12 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi: gazeta-shqip.com