Arjan Çani rikthehet të flasë për Edi Ramën: Ja dhe sa vite...

Arjan Çani rikthehet të flasë për Edi Ramën: Ja dhe sa vite do qëndrojë në pushtet

0
SHPËRNDAJE

Gazetari Arjan Çani i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili ka bërë një parashikim të tijin për qëndrimin e kryeministrit Rama në pushtet. Ai është shprehur se nuk beson që Rama të largohet nga drejtimi i vendit në vitin 2021 kur i mbaron mandati dhe se mendon që ikja e tij nga politika do të vijë vetëm në vitin 2029.

Sipas Çanit Rama do të fitojë dhe tre mandate të tjera, pra edhe për 16 vitet e ardhshme do të jetë në pushtet. Sipas tij kjo fuqi e Ramës vjen nga shkaku se opozita e demokratëve e ka të pamundur që ta rrëzojë nga atë që ai e cilëson si “mbretërimi i Ramës”.

“Të dytin e ka fituar, tani po mendohet për të tretin. Nëse vazhdon kështu opozita, Rama do marrë edhe të katërtin”- është shprehur prezantuesi i emisionit “Zonë e Lirë”.

Burimi: tiranaobserver.al