Lista/ Doganat: Ja bizneset që s’përfitojnë nga amnistia në Shqipëri

Lista/ Doganat: Ja bizneset që s’përfitojnë nga amnistia në Shqipëri

0
SHPËRNDAJE

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njoftoi pak kohë më parë se në bazë mujore do të rifreskonte listën e bizneseve që janë të dënuar me vendim të formës së prerë dhe që nuk përfitojnë nga ligji i faljes që është duke u zbatuar.

Në një shkresë të firmosur nga zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Doganave Arben Seferi në datë 30 gusht 2017 jepen edhe 24 bizneset që janë të dënuar me një vendim të formës së prerë dhe që duhet të kihen parasysh nga Degët Doganore, drejtoria e Hetimit si dhe Drejtoria e Teknologjisë së Informacionit gjatë kryerjes së procedurave në zbatim të ligjit 33/2017 “Për pagesën/fshirjen/ shuarjen e detyrimeve tatimore detyrimeve të pagueshme në doganë si dhe procedurës sëheqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes/shuarjes së detyrimeve tatimore”.

Udhëzimi për zbatimin e faljes sanksionon se “njoftimi zyrtar i taksapaguesve të cilët përjashtohen nga zbatimi I ligjit do të bëhet në faqen zyrtare të organit tatimor qendror vendor doganor brenda 45 ditëve nga data e hyrjes në fuqi e këtij udhëzimi. Ky njoftim përditësohet çdo muaj sipas vendimeve të formës së prerë për veprat penale në fushën tatimore dhe ose doganore të marra pas këtij afati”.

Në total deri më tani numri i bizneseve që nuk përfitojnë pasi janë dënuar me një vendim të formës së prerë shkon në 44. Kjo pasi në datën 7 gusht Drejtoria e Përgjithshme e Doganave publikoi edhe 20 subjekte të tjera që përjashtohen nga përfitimi./Monitor/

Burimi: mapo.al