Dyshime për eksploziv në makinë, alarmi rezulton i flas

Dyshime për eksploziv në makinë, alarmi rezulton i flas

0
SHPËRNDAJE

Policia e Durrësit është vënë në alarm pasditen e sotme nga dyshimet për vendosje eksplozivi ndaj një automjeti.

Ka qenë drejtuesi i makinës që ka sinjalizuar policinë. Menjëherë policia bllokoi qarkullimin e automjeteve në aksin Durrës- Shijak.

Forcat xheniere kanë bërë kontrollin e mjetit ku më pas bënë me dije se nuk kanë konstatuar lëndë plasëse.

Automjeti po transportohet me karotrec drejt një pike servisi, ku pritet të bëhet një kontroll i detajuar nga ekspertët antieksploziv.

11 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi: gazeta-shqip.com