Vlorë, sekuestrohen 22 kg kanabis

Vlorë, sekuestrohen 22 kg kanabis

0
SHPËRNDAJE

Policia ka zbuluar lëndë narkotike në një shtëpi të pabanuar në Vlorë dhe në një autobus, duke çuar në sekuestrimin në total të 22 kilogramëve kanabis sativa.

Në kuadër të masave të marra për kontrollin e territorit, ambienteve të pabanuara dhe ambienteve të tjera, me qëllim evidentimin dhe sekuestrimin e lëndëve narkotike, në lagjen “24 Maji”’, në një banesë të pabanuar në pronësi të shtetasit P.S., 49 vjeç, banues në Kuçovë, u gjet një sasi prej 15 kg lëndë narkotike kanabis sativa.

Policia po vazhdon hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorit të cilit i përket kjo sasi lënde narkotike.

Po ashtu në Pikën e Kalimit Kufitar, të Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit, Vlorë, gjatë një kontrolli që policia ka ushtruar në bagazhet e një autobusi pasagjerësh, ka konstatuar brenda një valixheje një sasi prej 7 kilogramë e 300 gramë lënde narkotike.

Nga hetimi paraprak i kryer prej specialistëve të hetimit, dyshohet i implikuar në këtë vepër penale, i V.Ll., 31 vjeç, banues në Elbasan, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Nga ana e policisë, lidhur me të dyja rastet, hetimet janë në vijim për veprën penale Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, mbetur në tentativë

18 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi: gazeta-shqip.com