Vlorë, tre persona qëllojnë me thikë një 38-vjeçar

Vlorë, tre persona qëllojnë me thikë një 38-vjeçar

0
SHPËRNDAJE

Tre persona ende të paidentifikuar kanë goditur me thika një 38-vjeçar, i cili mëngjesin e 16 gushtit 2017 kishte dalë për të bërë vrap në plazhin e vjetër në Vlorë.

Sipas policisë së Vlorës, të panjohuarit i janë afruar 38-vjeçarit të identifikuar me inicialet K.D, banues në Vlorë dhe kanë nisur të konfliktohen.

“Gjatë konfliktit të çastit, tre shtetasit e kanë goditur shtetasin K.V., me mjete të ftohta prerëse, dhe janë larguar”, njofton policia.

I dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po vazhdon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorëve.

17 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi: gazeta-shqip.com