Tiranë, vodhën një kasafortë, arrestohen 2 persona

Tiranë, vodhën një kasafortë, arrestohen 2 persona

0
SHPËRNDAJE

Policia ka arrestuar 2 persona, të cilët dyshohet se kanë vjedhur një kasafortë. Në kuadër të operacionit “ROLEKSI”, u bë i mundur arrestimi i shtetasve :

– E. N, 32 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

– Z. D, 27 vjeç banues në Tiranë.

Më datë 15.08.2017, këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë vjedhur një kasafortë, në një ndërtesë në rrugën e “Dibrës”.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sendet e ndodhura në kasafortën e vjedhur :

– 9 500 (nëntë mijë e pesëqind) euro.

– Një orë Roleks Day-Data me ngjyrë gri metalizato.

– Një orë Roleks Day-Data me ngjyrë floriri.

– Një orë Jaeger Lecoultre, me ngjyrë floriri.

– Tre byzylyk floriri.

– Një varëse floriri.

– Një automjet i tipit “Fiat Punto” ( i cili ka shërbyer për transportimin e kasafortës dhe largimin e autorëve nga vendi i ngjarjes).

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasja :

– R.B., 36 vjeçe, banuese në Tiranë.

Materialet do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur, për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

17 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi: gazeta-shqip.com