Rama për ndarjen nga jeta të Ylli Popës: Lamtumirë profesor, shembull i...

Rama për ndarjen nga jeta të Ylli Popës: Lamtumirë profesor, shembull i çmueshëm për të gjithë…

0
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta pasditen e djeshme të një ndër themeluesve të kardiologjisë shqiptare, akademikut Ylli Popa.

Rama shkruan se ai është një shembull i çmueshëm tek të gjithë ata që jetuan momentet e kalimit nga diktatura në liri.

“Lamtumirë Profesor

Ylli Popa la pas një kujtim të mirë tek të gjithë ata që e njohën dhe një shembull të çmueshëm tek të gjithë ata që jetuan momentet e kalimit nga diktatura në liri. Ngushëllime familjes”, shkruan Rama.

Kardiologu Ylli Popa u nda nga jeta në moshën 87-vjeçare.

Ai njihet edhe si ish- mjeku personal i Enver Hoxhës dhe drejtues për 10 vite i Akademisë së Shkencave.

Burimi: tiranaobserver.al