Shkëmbi: Liria do të rivalizojë pretendentët në Kosovë

Shkëmbi: Liria do të rivalizojë pretendentët në Kosovë

0
SHPËRNDAJE

Pas barazimit 3-3 ndaj kampionëve të Shqipërisë, Kukësit, Liria regjistroi barazim me të njëjtat shifra edhe ndaj Tiranës, fituese të Kupës. Rezultate të bujshme për ekipin e Bledi Shkëmbit, me trajnerin e klubit nga Prizreni që e pranon se teste të tilla kaq të rëndësishme i shërbejnë skuadrës, por edhe atij vetë të mësojnë dhe të kuptojnë gjendjen përpara startit të sezonit.

 

Bledi Shkëmbi

Janë ndeshje stërvitore. është e vërtetë që rezultatet janë të bujshme dhe ka pasur shumë gola. Por, në teste të tilla e mira është të shënohen shumë gola. Edhe kur pëson ndonjë gol më tepër nuk ka problem, sepse është më mirë të gabosh dhe të mësosh në miqësore, pasi nëse nis kampionati dëmtohet.

Nuk hodha në fushë 100 për qind ekipin më të mirë. Bëra disa ndryshime, aktivizova disa lojtarë për të cilët kisha pikëpyetje nëse mund ti kem titullar apo jo. Mora përgjigje pozitive dhe negative. Ndoshta vuajtëm pak edhe rreshtimin në pjesën e parë, dhe kjo ndoshta për gabimin tim. Megjithatë, unë përgatitem të luaj për kampionatin në Kosovë dhe jo për të luajtur kundër Tiranës.

 

Shkëmbi i ka të qarta objektivat për sezonin në Superligën e Kosovës, ndërsa lë të hapur mundësinë, që afrimi i portierit Edvan Bakajt në merkato ndoshta mund të mos jetë përforcimi i fundit.

 

Bledi Shkëmbi

Nuk do të thoja që synojmë vetëm të paraqitemi në mënyrë dinjitoze. Këtë do të kërkojmë ta realizojmë ndaj skuadra pretendente, si kampiones apo ekipe si Prishta e të tjerë, që janë shumë skuadra të forta dhe do të provojmë ti rivalizojmë deri në fund.

Kemi një ekip të plotësuar, por kemi edhe disa ditë kohë në merkato, që ndoshta mund të realizojë edhe ndonjë tjetër afrim.

Burimi: supersport.al