Rrihet 45-vjeçari, pretendimi: Shkak,hapja e procesit gjyqësor kundër ndotjes

Rrihet 45-vjeçari, pretendimi: Shkak,hapja e procesit gjyqësor kundër ndotjes

0
SHPËRNDAJE

Astrit Toska

Rrihet barabarisht nga një punonjës i një SHRSF-je, familjarët pretendojnë se shkak ka qenë një proces gjyqësor që kanë hapur kundër një kompanie që operon në sektorin e hidrokarbureve. Ngjarja ka ndodhur më datë 9 Gusht, në fshatin Marinëz të Bashkisë Patos, në pronën e të dëmtuarit, pranë depozitave të gazit të një kompanie. Sipas familjarëve të 45 vjeçarit Astrit Toska, rojet e kompanisë kanë ushtruar dhunë pa ndonjë arsye teksa i dëmtuari është ndodhur në tokën e tij. Ata janë shprehur se kanë hapur gjyq ndaj kësaj kompanie prej 5 vitesh për shkak të ndotjes në këtë zonë dhe se kjo mund të jetë arsyeja e agresionit të ushtruar ndaj Astritit.

Ndërkohë, familjarët e Astrit Toskës kanë pretenduar se policia nuk ka marrë masat e duhura dhe se ka mbërritur në vendngjarje me vonesë, edhe pse është marrë në telefon disa herë në mënyrë të përsëritur nga ana e tyre. Policia e Shtetit, në faqen e saj zyrtare ka bërë publik informacionin rreth kësaj ngjarjeje. Në rubrikën “informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 11 Gusht 2017”, sqarohet fakti se më datë 10.08.2017, i janë referuar materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasit E.H e A.T, vjeç 23 e 45, banues në fshatin Kuman, Roskovec.

“Kjo, pasi dyshohet se më datë 09.08.2017, në Marinëz, E.H punonjës tek një SHRSF, ka plagosur lehtë me grusht A.T, i cili ka ndezur një zjarr në pronën e tij dhe zjarri ka dalë jashtë kontrollit, duke iu afruar 10 metra depozitave të gazit të një kompanie”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit. I dëmtuari Astrit Toska ndodhet në Spitalin e Fierit ku po merr mjekimin për plagët që i janë shkaktuar nga rrahja mbrëmjen e dy ditëve më parë.

Edmond Hoxhaj

13 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi: gazeta-shqip.com