Lëvizte me armë në makinë, pranga të riut nga Saranda

Lëvizte me armë në makinë, pranga të riut nga Saranda

0
SHPËRNDAJE

Policia e Sarandës i ka vënë prangat një personi me rrezikshmëri shoqërore, Ylli Dalanajt, 28 vjeç, banues në Sarandë. Policia ka kontrolluar makinën e Dalajanjt në lagjen “Nr. 2” të qytetit, pas informacioneve që kishte marrë rreth këtij personi dhe aty zbuloi një armë zjarri model “TT”, kalibër 7.62 mm dhe një krehër me pesë fishekë në brendësi.

Po ashtu, 28-vjeçarit iu gjet gjatë kontrollit fizik edhe një sasi prej 3.5 gramë lëndë narkotike kanabis. Arma e zjarrit,  lënda narkotike dhe automjeti  janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Dalanaj tani akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

13 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi: gazeta-shqip.com