Lajme blitz nga Seria A

Lajme blitz nga Seria A

0
SHPËRNDAJE

Të gjithë janë të çmendur për Patrick Cutrone. Sulmuesi 19-vjeçar po përjeton një verë që nuk do ta harrojë kurrë dhe pas disa ndeshjeve si protagonist tani është momenti i zgjedhjes. Te Milani besojnë shumë te aftësitë e tij por nëse do të qëndrojë shanset për të luajtur do të jenë të pakta ndaj dhe mundësitë e huazimit janë të mëdha. Crotone dhe Verona janë në garë për ta afruar 19-vjeçarin por së fundmi edhe Bologna ka kërkuar informacion te kuqezinjtë për lojtarin.

Interi nuk ndalet në merkato. Zikaltërit do të përforcojnë sërish skuadrën dhe fokusi është te mbrojtja ku janë zgjedhur dhe kandidatët që pëlqehen nga Spalletti. Pasi rregulloi krahun e majtë me Dalbert, në të djathtin pritet të zbarkojë njëri mes Joao Cancelos dhe Serge Aurier. Për të parin me Valencian mund të përfshihet në negociata edhe Kondogbia ndërsa për mbrojtësin e PSG prej kohësh Interi ka një akord në parim me agjentin e lojtarit.

Pas disa shitjeve shumë të rëndësishme që kanë mbushur arkën e klubit, Sampdoria kërkon edhe goditje të rëndësishme. Si pasuesin e Patrik Schick në repartin e avancuar, drejtuesit ëndërrojnë goditjen Luciano Vietto i cili nuk shihet si titullar nga Diego Simeone te Atl. Madrid. 23-vjeçari argjentinas ishte i huazuar sezonin e kaluar te Sevilla dhe me një ofertë huazimi me të drejtë blerjeje 17 mln Euro operacioni edhe mund të realizohet.

Atalanta përgatitet ta humbasë Leonardo Spinazzolan para kohe. Mbrojtësi i ri italian i cili është në pronësi të Juventusit por sipas akordeve duhej të qëndronte edhe këtë vit në huazim te zikaltërit ka kërkuar me forcë kalimin menjëherë te Juventusi. Trajneri Gasperini tha se i vjen keq për këtë vendim të lojtarit dhe se nuk mund të bëjë asgjë por shtoi se e vlerëson dhe priste që ai të qëndronte edhe një sezon. atalanta-juventus 2-2, minuta e 5 autogol 28 prill

Burimi: supersport.al