10 gjëra që nuk duhet t’i bëjmë asnjëherë nëpër dasma

10 gjëra që nuk duhet t’i bëjmë asnjëherë nëpër dasma

0
SHPËRNDAJE

10 gjëra që nuk duhet t’i bëjmë asnjëherë nëpër dasma

Sezoni i dasmave përveç se është shumë i bukur është edhe një stres i madh për femrat. Ndonjëherë një ditë shumë e rëndësishme mund të na prishet për disa gabime të cilat nuk duket t’i bëjmë kurrsesi. Për t’ia kaluar sa më mirë dhe për t’u ndjerë të bukura ndiqni këshillat e mëposhtme.

1.Mos flini vonë gjatë natës sepse të nesërmen do të keni një pamje të lodhur të fytyrës.

2.Mos hani ushqim shumë të rëndë sepse mund t’iu fryjë barkun dhe të humbisni linjat e trupit.

3.Mos pini alkool para dasmës, do t’iu dëmtojë shëndetin dhe nuk do mund ta shijoni siç duhet festën e dasmës.

4.Mos provoni produkte rë reja kozmetike, pasi mund t’iu bëjnë reaksion duke iu lënë shenja në fytyrë. Më mirë veproni me siguri duke përdorur produktet që i njihni mirë.

5.Mos i prisni flokët një javë para dasme, prerja e flokëve mund t’iu provojë nga stilimi juaj i preferuar i flokëve.

6. Mos përdorni maska fytyre dy ditë para dasmës, në vend që t’iu bëjë më të bukura fytyra juaj mund të humbasë freskinë.

7. Mos harroni që të pini ujë. Trupi duhet të jetë sa më i hidratuar që të ndiheni të freskët për në dasëm.

8. Mos lëvizni me makinë gjatë gjithë kohës. Merrni kohën tuaj për t’u qetësuar.

9.Mos bëni shumë ushtrime fizike. Në vend që të ndiheni më mirë do të ndiheni të rraskapitur nga stërvitja.

10.Mos hani ushqime me ngjyra të errëta. Dhëmbët tuaj mund të humbasin shkëlqimin e fillimit./CityNews

Burimi: citynews.al