Zjarr në një qendër azilantësh në Gjermani, vdes 28-vjeçarja shqiptare

Zjarr në një qendër azilantësh në Gjermani, vdes 28-vjeçarja shqiptare

0
SHPËRNDAJE

Një 28-vjeçare emigrante shqiptare ka humbur jetën në një qendër azilantësh në gjermani pasi kjo e fundit u përfshi nga flakët.

Mediat gjermane bëjnë me dije se flakët shpërthyen në katin e dytë të ndërtesës në Clemensheim të Bad Driburg-ut, pasditen e djeshme rreth orës 16 e 30.

28-vjeçarja e cila mësohet se ka qenë me aftësi të kufizuara fizike dhe nuk ka mundur të dalë nga dhoma në momentin që ka rënë zjarri.

Forcat e shpëtimit e kanë gjetur 28-vjeçaren të vdekur në krevat, ndërsa tre vajza të tjera të cilat jetonin me të në apartament nuk kanë qenë aty në momentin e shpërthimit të flakëve.

12 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi: gazeta-shqip.com