Zidane rinovon te Reali: Jam shumë i lumtur

Zidane rinovon te Reali: Jam shumë i lumtur

0
SHPËRNDAJE

Tek Reali i Madridit nuk eshte vetem Isco qe do te rinovoje kontraten pasi tashme edhe rinovimi  me tre vjet i teknikut Zinedine Zidane eshte zyrtar. Ne konferencen per shtyp perpara El Classicos se pare te Super Kupes se Spanjes, vet trajneri francez deklaroi:

 

” Jam shume i lumtur per besimin qe me eshte dhene, jam i lumtur edhe qe kemi  bere nje pune te mire duke arritur objetivat tane, te cilet mbeten te njejtet edhe ne kete sezon. Do te luftojme per te fituar cdo titull, edhe pse gjithnje ka ulje dhe ngritje, duhet ta shfrytezojme kete stad per te vijuar sukseset tona. Gjithsesi, pavaresisht rinovimit tim per tre sezonet e ardhshme dicka eshte e sigurte, se une dhe Reali nuk do te diskutojme kurre. Per sa i takon ndeshjes se pare te SuperKupes mund te them se Chistiano eshte gati. Eshte kthyer nga pushimet dhe ka punuar shume gjate ketyre 5 diteve te fundit. Te gjithe jemi gati. Per sa i perket Barcelones, mendoj se kedo qe do te vendosin ne vend te Neymar do te luaje mjaft mire, do te jape maksimumin, por Neymar eshte Neymar, asnje nuk mund ta zevendesoje ate.

 

Paga e trajnerit fancez do te dyfishohet, nga 4,35 milione ne gati 8 milione euro ne vit. Por per kete do t’i duhet te permbushe objektivat e vendosur nga klubi, per realizimin e te cilave, ai dhe lojtaret do te marrin shperblime te dyfishta. Klubi e vlereson maksimalisht punen e Zidane. Ai ka fituar 6 tituj deri me tani, dy trofe te Champions Leagues, dy Superkupa te Europes, nje titull te La Ligas dhe trofeun ne Boterorin per Klube. Suksese keto te arritura ne vetem 20 muaj, nderkohe francezi klasifikohet edhe si nje nga kater trajneret me me shume trofe te fituar ne historine 115 vjecare te klubit te Realit.

 

Burimi: supersport.al