Sekuestrohen 7.6 kg lëndë eksplozive, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës, në pranga...

Sekuestrohen 7.6 kg lëndë eksplozive, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës, në pranga 57-vjeçari

0
SHPËRNDAJE

Policia në Memaliaj ka finalizuar me sukses operacionin e koduar KURTJES në kuadër të gtë cilit është sekuestrua një sasi prej  7.6 kg lëndë eksplozive, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës dhe është arrestuar në flagrancë poseduesi i tyre.

“Në bazë te informacioneve policore të marra në rrugë operative nga shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, se një shtetas në fshatin Kurtjes dispononte lëndë eksplozive, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë kanë zhvilluar operacionin KURTJES.

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.B. 57 vjeç, banues në fshatin Kurtjes, Memaliaj pasi:

Gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e shërbimeve të policisë në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kallëp tritol 200 gr; 600 gramë C4; 6.8 kg lëndë plasëse (dinamit); 12.7 metër fitil zjarrpërcjellës; 45 kapsolla detonatore dhe 1 thikë”, sqaron policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

12 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi: gazeta-shqip.com