Sarandë, u vjedh mijëra euro pushuesve dhe tenton të largohet nga Shqipëria,...

Sarandë, u vjedh mijëra euro pushuesve dhe tenton të largohet nga Shqipëria, arrestohet ukrainasi

0
SHPËRNDAJE

Strukturat e Policisë së Hetimit të Krimeve në Sarandë nëpërmjet metodave speciale të hetimit, për kapjen dhe ndalimin e autorëve të cilët janë të përfshirë në vepra të ndryshme penale kanë arritur të bëjnë të mundur kapjen në kohë dhe ndalimin, në Aeroportin e Rinasit ku ka qenë duke u larguar nga Shqipëria shtetasin O.K, 43 vjeç, banues në Ukrainë.

Sipas policisë, ndalimi i këtij shtetasi është bërë pasi dyshohet si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 10.08.2017, në një hotel në Lagjen ”Nr.1” , ku i ka vjedhur shtetasit I.P., 40 vjeç, banues në Sarandë, një shumë parash prej 8300 euro.

Gjithashtu këtij shtetasi gjatë kontrollit të ushtruar nga policia janë gjetur 32 prerje 50 euro, të cilat u sekuestruan ne cilesinë e proves materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Sarandë, per vepren penale ”Vjedhja”.

12 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi: gazeta-shqip.com