Pogradec, zhduket 16-vjeçarja, xhaxhai lajmëron policinë

Pogradec, zhduket 16-vjeçarja, xhaxhai lajmëron policinë

0
SHPËRNDAJE

Një vajzë 16 vjeçe është larguar nga shtëpia e xhaxhait të saj që prej mbrëmjes së djeshme. Në pamundësi për ta gjetur, ai ka lajmëruar policinë.

Sipas policisë, xhaxhai i vajzës, shtetasi J.SH. 48 vjeç banues në fshatin Stropckë, Pogradec deklaroi para agjentëve se mbesa e tij, edhe ajo me inicialet J.SH, kishte dalë nga shtëpia të premten mbrëma dhe që prej atëherë nuk ishte kthyer më.

Burimet njoftojnë se nga ana e policisë po punohet për gjetjen e saj.

12 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi: gazeta-shqip.com