Nisje pozitive e PSV, mund AZ Alkmaar

Nisje pozitive e PSV, mund AZ Alkmaar

0
SHPËRNDAJE

PSV Eindhoven e nisi me fitoren sezonin e ri të Eredivisie pasi mundi 3-2 A.Z  Alkmar në një 90 minutësh shumë emocionues, që dëfreu dhe Diego Armando Maradonën që ishte i pranishëm në tribunë. PSV, që ishte eliminuar në Europa League nga Osijek kërkonte të mos zhgënjente sërish përpara publikut të saj, megjithatë fillimi nuk ishte ai i duhuri me Dos Santos, që i ardhur nga stoli, i dha epërsinë A.Z  që në minutën e 18-të.

Goli pësuar zgjoi PSV dhe Lozanon që mundi të barazojë në të 31-tën por deri në pushim, vetë Lozano pati dhe 3 raste të tjera për gol të cilat nuk i shfrytëzoi sic duhet. Pjesën e dytë PSV e nisi në mënyrën e duhur dhe në të 48-tën, Pereiro mundi të dërgojë në rrjetë dhe golin e 2-1 duke përfituar nga një pasiguri e portierit Bozit.

Në të 76-tën Van Ginkel krijoi përshtypjen sikur e mbylli ndeshjen me golin e 3-të por sulmuesi i A.Z Weghorst mundi të shkurtojë diferencën nga pika e bardhë. Gjithsesi deri në fund PSV ruajti me fanatizëm fitoren duke marrë 3 pikët e duke e nisur me këmbën e duhur sezonin e ri të Eredivisie.

Burimi: supersport.al