Meta dekreton mjekun e parë ‘gjeneral brigade’ në Forcat e Armatosura

Meta dekreton mjekun e parë ‘gjeneral brigade’ në Forcat e Armatosura

0
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe njëkohësisht, komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, z. Ilir Meta, me propozim të ministres së Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli ka firmosur dekretin për dhënie grade madhore “gjeneral brigade”, kolonel Bajram Begaj me detyrë, zëvendësdrejtor (ushtarak) i Spitalit Universitar të Traumës.

Është hera e parë në historinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, që një ushtarak mjek merr gradën “gjeneral brigade”.
Gjeneral brigade Bajram Begaj ka përfunduar studimet për Mjekësi të Përgjithshme, në Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë.
Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer:

Shkollën e Thelluar Pasuniversitare SHPU, Fakuleti i Mjekësisë, Tiranë;
Specializim dega Gastroenterohepatologji, Fakuleti i Mjekësisë, Tiranë;
Specializim 3 mujor në Greqi;
Specializim 3 mujor në Greqi;
Studime në SHBA;
Studime në SHBA, Kurs i Lidershipit Mjekësor Strategjik

Gjeneral Brigade, Bajram Begaj ka kryer detyra të ndryshme si:

shef shëndetësie Brigade, Divizioni 5650 Tropojë, Ministria e Mbrojtjes,
shef shëndetësie Batalioni Sigurimit, Tiranë,
mjek gastroenterohepatolog, Spitali Ushtarak,
shef i Shërbimit Ambulator, Spitali Ushtarak, zëvendësdrejtor, Spitali Ushtarak,
pedagog i jashtëm, fakulteti i Mjekësisë, lënda gastrohepatologji,
drejtor i Spitalit Ushtarak Qendror Universitar, mjek gastrohepatolog, SUQU,
zëvendësdrejtor Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Ministria e Shëndetësisë,
mjek gastrohepatolog, Shërbimi i Gastrohepatologjisë, QSUT, Ministria e Shëndetësisë,
drejtor i Inspektoriatit Shëndetësor, Ministria e Mbrojtjes,
drejtor i Spitalit Ushtarak,
zëvendësdrejtor (ushtarak) i Spitalit Universitar të Traumës.

12 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi: gazeta-shqip.com