Lezhë, dy të arrestuar gjatë një aksioni blic, sekuestrohet një pistoletë

Lezhë, dy të arrestuar gjatë një aksioni blic, sekuestrohet një pistoletë

0
SHPËRNDAJE

Policia e Lezhës ka vijuar kontrollet, me qëllim garantimin e parametrave të sigurisë publike.

Në kuadër të aksioneve të orëve të fundit është sekuestruar një armë zjarri dhe janë arrestuar dy persona, të cilët kanë bërë rezistencë ndaj uniformave blu.

Në pranga u vunë shtetasit Gjovalin Kola, 25 vjeç, banues në Lezhë ( me precedentë të mëparshëm kriminal)  dhe  Lekë Kola, 36  vjeç, banues në Lezhë ( me precedentë të mëparshëm kriminal)

Policia njofton se arma është një pistoletë e tipit “TT”, ndërkohë që dy të arrestuarit akuzohen për “armëmbajtje pa leje” dhe “kundërshtim të forcave të policisë”.

12 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi: gazeta-shqip.com