Lajme blitz nga Premier League

Lajme blitz nga Premier League

0
SHPËRNDAJE

Hyri në fushë nga stoli dhe i dha fitoren Arsenalit që realizoi një përmbysje të madhe duke fituar 4-3 ndaj Leicester City-it, për ti bërë nisjen më të mirë të mundshme sezonit të ri të Premier Leagues. Olivier Giroud nuk e fsheh kenaqësinë që rezultoi deciziv për skuadrën e tij ndërkohë që në një intervistë mohoi edhe zërat që e shohin të ardhmen e tij larg topcinjëve të Londrës. Gjithmonë flitet për të ardhmen time por unë do të qëndroj te Arsenali deklaroi sulmuesi francez.

Fernando Llorente po rikuperohet nga dëmtimi ndërkohë që ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij. Sulmuesi spanjoll aktualisht është pjesë e Swansea në Premier League angleze, por gjasat janë që ish bomberi i Juventusit të largohet nga klubi uellsian. Megjithatë te Sëansea as që e mendojnë largimin e Llorentes me trajnerin Paul Clement që deklaroi se shpreson shumë që sulmuesi iberik të qëndrojë në skuadër.

Frikë për një largim të mundshëm të Eden Hazard. Te Chelsea i tremben një lamtumire të sulmuesit belg në këtë merkato. Në pamundësi për të firmosur me Kylian Mbappe, i cili është pranë kalimit te Paris Saint Germain, Reali i Madridit për të përforcuar sulmin po mendon pikërisht për Hazard i cili për tu transferuar tek Los Blancos është gati të largohet nga Blutë e Londrës.

Manchester United me blerjet e Lindelof, Lukakut dhe Matic ka shpenzuar 75% të shumës që kanë vendosur në dispozicion drejtuesit për merkaton verore. Jose Mourinho e ka bërë edhe njëhere tjetër të qartë se ka nevojë për një sulmues krahu. Dy dëshirat e trajnerit portugez janë Ivan Perisic i Interit dhe Gareth Bale i Realit të Madridit por me italianët dhe spanjollët që po bëjnë rezistencë, për United do të jetë shumë e vështirë të afrojë në ekip njërin prej tyre.

Burimi: supersport.al