Deputeti i PDIU, Aqif Rakipi aksidenton për vdekje 53-vjeçarin në Tiranë-Durrës

Deputeti i PDIU, Aqif Rakipi aksidenton për vdekje 53-vjeçarin në Tiranë-Durrës

0
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Aqif Rakipi ka aksidentuar për vdekje një 53-vjeçar, pasi e ka përplasur me automjetin e tij.

Aksidenti i rëndë është shënuar në aksin rrugor Tiranë-Durrës, rreth orës 04.40 të mëngjesit të sotëm, ku ka humbur jetën shtetasi S.S, 53 vjeç.

Mësohet se pas aksidentit Rakipi është paraqitur vetë në polici. Aqif Rakipi është deputet i PDIU në qarkun e Elbasanit prej 2 legjislaturash.

12 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi: gazeta-shqip.com