“Birra Korça”, festime dhe mijëra gota “të kthyera me fund”

“Birra Korça”, festime dhe mijëra gota “të kthyera me fund”

0
SHPËRNDAJE

Muzikë, të ftuar specialë dhe lumenj birre për qytetin juglindor. Festimet në vitin e pestë të festës që, ashtu si ‘Birra Korça’, po kthehet në traditë

“Birra Korça” dhe festa sfidojnë gjumin për 3 net radhazi. Mbrëmja e djeshme e Festës së Birrës, si netët e tjera ka shënuar pjesëmarrje të madhe, duke kaluar pritshmëritë e organizatorëve. Surprizat nuk kanë reshtur si për çdo mbrëmje, duke nisur nga muzika, kërcimi e gjithë komponentët e tjerë të menduar në detaje nga stafi organizativ.

Mijëra qytetarë të ardhur nga i gjithë vendi, por edhe turistë nga shtete të ndryshme të botës, deri tek ato më të largëtat, festuan dhe shijuan “Birrën Korça”.

Në natën e tretë në tendat e birrës së parë shqiptare, korçarët, të ardhurit nga qytete të tjera por dhe turistët e huaj kanë kërkuar të shijojnë “birrën Korça”, e cila mban edhe emrin e qytetit.

Sikundër ka ndodhur edhe në dy mbrëmjet e kaluara, festa ka nisur në të njëjtin orar dhe ka vijuar deri në orët e para të mëngjesit, ku në çdo cep të parkut qytetarët janë grupuar me njëri-tjetrin me gotat e “Birra Korça” në duar vetëm për të qenë prezentë në festën madhështore.

Vala festive ka gjallëruar së tepërmi gjithë qytetin e Korçës, ku Beer Bike, me logon “Birra Korça”, kanë qenë prezente duke e mbajtur gjallë atmosferën. Mbrëmja ka startuar në orën 20:30, ku të gjithë pjesëmarrësit me padurim kanë pritur që të nisë argëtimi.

Për 5 netët e kësaj feste organizatorët kanë planifikuar surpriza të shumta dhe show të veçantë, në mënyrë që Festa e Birrës të provojë edhe njëherë vlerën e saj. Ajo që nisi në fillim si një festë 3-ditore dhe si një sfidë e vërtetë për një qytet, tashmë është shndërruar në atraksionin më të madh veror në vend për 5 net.

Pasi kapërceu kufijtë e njohjes falë shijes së birrës “Korça”, festa e ktheu Korçën në kryeqendrën turistike në këto mbrëmje.

 

Burimi: mapo.al