Aksidentoi 53-vjeçarin, lirohet deputeti Rakipi

Aksidentoi 53-vjeçarin, lirohet deputeti Rakipi

0
SHPËRNDAJE


Ekspertiza ka nxjerrë fajtor viktimën në aksidentin ku u përfshi më herët gjatë ditës deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Aqif Rakipi.

Ndërkohë, vetë Rakipi do të hetohet në gjendje të lirë për akuzat “largim nga vendi i aksidentit” dhe “shkelje të rregullave të qarkullimit”.

Viktima e këtij aksidenti, një shtetas 53-vjeçar gjeti vdekjen kur tentoi të kalonte në anën tjetër të rrugës, kur u përplas nga mjeti dip “Benz” i deputetit të PDIU-së.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04.40 të mëngjesit të së shtunës përgjatë autostradës Vorë-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Rinasit.

12 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi: gazeta-shqip.com