Aksidenti i Rakipit, PD: Mik i Ramës, po manipulohet ngjarja

Aksidenti i Rakipit, PD: Mik i Ramës, po manipulohet ngjarja

0
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike ka reaguar për sa i përket aksidentit ku është përfshirë deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi, si pasojë e të cilit humbi jetën një 53-vjeçar.

Sipas Partisë Demokratike, e cila kërkon zbardhjen dhe transparencë të plotë, ngjarja po tentohet të mbahet e fshehtë dhe të manipulohet vendngjarja.

Deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi u përfshi në aksident rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm, ku ka përplasur me makinë një 53-vjeçar me iniciale S.S, i cili sapo kishte zbritur nga fugoni kishte tentuar të kalonte autostradën.

Rakipi është dorëzuar vetë në Policinë e Tiranës, ku ka deklaruar se kishte përplasur në autostradën Durrës- Tiranë një person.

Deklarata e Partisë Demokratike

Partia Demokratike kerkon zbardhje dhe transparence te plote te nje ngjarjeje te ndodhur sot ne oret e para te mengjesit, ku te dhenat jane se deputeti Aqif Rakipi ka aksidentuar per vdekje me makine nje person.

Ka dyshime serioze se ngjarja po perpiqet te mbahet e fshehte dhe te manipulohen provat dhe vendngjarja ne favor te deputetit qe njihet si mik i ngushte i kryeministrit Rama.

Partia Demokratike i kerkon policise se shtetit te beje publike ngjarjen dhe i kerkon prokurorise hetim te plote e te pandikuar politikisht. Te dhenat jane se deputeti mik i Rames ka qene me shume shpejtesi kur ka perplasur per vdekje personin dhe eshte larguar edhe nga vendngjarja me makinen e tij.

Prishja e vendngjarjes do t’ju sjelle veshtirwsi eksperteve ne percaktimin e shkaqeve te aksidentit. Per kete arsye PD kerkon hetim e pergjegjesi te plote para ligjit per deputetin dhe drejtesi per viktimen.

Burimi: tiranaobserver.al